Projekti të veprojnë së bashku, i financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pati për qëllim të forcojë mekanizmin e dialogut midis grave dhe të rinjve me autoritetet lokale për të vlerësuar dhe për të përmirësuar aktivitetin e qeverisjes vendore në Qarkun e Kukësit.
Gratë dhe të rinjtë, kanë një rol të rëndësishëm në politikat publike. Ato mund të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes për të siguruar se këto procese janë kryer në mënyrë të përshtatshme duke plotësuar nevojat publike, dhe ata mund të monitorojnë zbatimin e politikave të qeverisjes vendore detyruar llogaridhënien, duke reduktuar mundësitë për keqmenaxhim.
Nisma u zbatua për një periudhë prej 6 muajsh në tre njësi vendore të Qarkut të Kukësit, përkatësisht: Komuna e Krumë, Komuna Malzi, Komuna Shishtavec.