Projekti: Rrjeti i Informimit për Biznesin i Bashkimit Europian i financuar nga BE u realizua në bashkëpunim me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe synoi  krijimin e një rrjeti biznesh në Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Qëllimi i këtij projekti ishte për të mbështetur përpjekjet e Bashkimi të Dhomave të Tregtisë  në informimin e bizneseve shqiptare në lidhje me Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit europian, duke siguruar  informacionin mbi aksesin në tregun e BE-së, duke siguruar informacion të dorës së parë në programet e bashkëpunimit të Shqipërisë në BE, duke rritur profilin e BE-së në vend dhe duke ngritur visibilitetin e Bashkimit Europian në Shqipëri, etj.