“Shahistёt e vegjёl ” ishte aktiviteti i rradhёs qё u realizua sot nё shkollёn 9 vjeçare “17 Shkurti” Tiranё, i cili çoi nё krijimin e KLUBIT TЁ SHAHUT nё kёtё shkollё. Nё kёtё aktivitet ishte i ftuar kampioni i shahut tё Gjimnazit “Myslym Keta” Tiranё, Klevi Karaj dhe u ndoq nga nxёnёs, mёsues, prindёr.
Përzgjedhja e lojtarёve kaloi nëpër disa faza dhe u realizua nga mёsuesja Fidarie Arifaj. Pas një konkurrence të fortё midis pjesëmarrësve, fitues i turneut të parë të këtij klubi doli nxёnёsi Halit Sherifi.
I gjithё proçesi i lojёs u organizua dhe u monitorua nga dy prindёr, të cilët u shprehën se aktivitete të tilla përveçse i argëtojnë fëmijët, ndikojnë pozitivisht edhe tek përqëndrimi dhe mënyra e tyre e të menduarit.
Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).