Në vazhdimësi të aktiviteteve të projektit Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri 2016-2018, nxënësit, prindërit dhe stafi i Shkollës “Katundi i Ri” Tiranë, me mbështetjen e organizatës IPSED dhe Save the Children organizuan Aktivitetin me temë: “Të festojmë së bashku Festën e Flamurit”.
Rol kyç në zhvillimin e aktivitetit e patën prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle të cilët me mbështetjen e projektit realizuan një spektakël edukues dhe shumë argëtues për të pranishmit.