Tashmë jetojmë në epokën e tekonologjisë dhe të gjithë janë bërë pjesë e pandashme e saj. Diskutimi me Qeverinë e Nxënësve të Shkollës 9- vjecare Dëshmorët e Prishtinës, Shkodër, u ndal tek fakti sesi mund të lundrojmë në internet të sigurtë dhe cilat janë disa nga hapat që duhet të marrim për të t’ju shmangur përmbajteve të papërshtatshme që përmban interneti.
Nxenesit u prezantua me platformën shqiptare: “PLATFORMA PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE ONLINE” e cila bën të mundur raportimin e çdo rasti të përmbajtjeve të paligjshme dhe të papërshtatshme online nëpërmjet platformes duke plotësuar një formular të thjeshtë dhe ofron informacion mbi mënyrat se si mund ta mbrojnë veten gjatë përdorimit të internetit. Ndërsa për raste që kanë nevojë për këshillim u sintruktuan të kontaktojnë LINJËN KOMBËTARE TË KËSHILLIMIT PËR FËMIJË ALO 116111.
Kjo iniciativë vinte në kuadër të projektit ‘Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri’ që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.