Analiza u përqendrua në ndërveprimin midis sektorit privat dhe ofruesve të arsimit dhe formimit profesional publik dhe privat, duke analizuar kanalet e përdorura për këtë ndërveprim, nivelin e kënaqshmërisë me kualifikimet e ofruara nga ofruesit e formimit profesional, duke analizuar shkaqet kryesore që bëhen barierë për bashkëpunim midis sektorit privat dhe ofruesve të formimit professional në Sektorët e Agro-përpunimit, Turizmit dhe TIK në Shqipëri.

Në kuadrin e projektit u realizuan mbi 100 intervista cilësore dhe tre Fokus Grup Sektorial të cilët shërbyen për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mbi ofruesit e ndryshëm privatë dhe publikë që veprojnë në rajone të ndryshme në të gjithë vendin dhe hendekut në kualifikime profesonale që egziston me nevojat e tregut.