‘KUJDESI ORAL’ ishte takimi i radhës me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës ‘Mustafa Gjestila’ në Burrel ku ishte e ftuar stomatologia Afërdita Korsita për të diskutuar rreth Kujdesit Oral tek fëmijët.
“Sipas Organizatës së Mbrojtjes së Fëmijëve ndaj Kaviteteve, fëmijët duhet të përdorin pastë dhëmbësh me fluor”, me këtë studim e hapi takimin stomatologia Afërdita Korsita.
Mësuesit ju drejtuan nxënësve me disa këshilla të tyre mbi higjenën e gojës. Prindër dhe nxënësit e shkollës diskutuan dhe pyetën mjeken për shumë shqetësime që ato kishin sidomos për frikërat që ato kanë për të shkuar tek dentisti.
Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).