Në kuadrin e Projekti Arsimi Cilësor Gjithpërfshirës, IPSED në partneritet dhe mbështetjen Save the Children Albania ka zhvilluar një sërë sesionesh informimi në 8 Shkolla 9-vjecare në 4 Rajone të vendit (Tianë, Elbasan, Shkodër, Burrel) me temë: Si të identifikojmë dhe ndihmojmë fëmijët që kanë vështiresi në të nxënë.
Në një faze të parë të procesit u bë informimi i mësuesve dhe psikologëve të shkollave për të kuptuar se cfare është vështirësia në të nxënë tek fëmijët, sipas Manualit të hartuar nga IPSED.
Për ta kompletuar këtë proces, IPSED do të vazhdojmë me takimet me prindër, për ti informuar ato se cfarë është dhe si punohet me femijet qe kane vështirësine në të nxënë. Në bazë të të dhënave që janë mbledhur në fazën e identifikimit për secilen shkollë, në secilin takim do të diskutohet për ato problematika që kanë rezultuar nga analiza e bërë.
Kjo do të shërbejë që edhe prindërit të jenë mbështetës aktiv në këtë proces që ndikon drejtpërdrejtë në arsimin e fëmijëve. Puna në shtëpi me këta fëmijë është po aq e rëndësishme sa ajo në klasë, ndaj projekti synon ta mbështesi fort bashkëpunimin shkollë-prind-nxënës.
Në takime do të jenë prezent ekspert nga fusha e psikologjisë, të cilët po analizojë në detaje të gjithë problematikat e fëmijëve në shkollat e projektit. Pritet që pasi të marrin një informacion të detajuar për temën, edhe prindërit të jenë në gjendje të dallojnë nëse fëmija e tyre ka shfaqur shenja të vështirësisë në të nxënë dhe ti ndihmoje ata duke perdorur teknikat e duhura.