“Tek gjyshërit për çaj” ishte aktiviteti i rradhës i Kopështit Nr.3 në Qendrën e të Moshuarve në qytetin e Burrelit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm prindërit, fëmijët, edukatorët te shoqeruar nga punonjësja sociale e qendrës.

Aktiviteti kishte për qëllim rikthimin e vëmendjes tek rëndësia e rritjes së fëmijëve me gjyshërit dhe rolit edukues që ata kanë. Gjyshërit e qëndrës u ndjenë të suprizuar dhe kaluan një ditë ndryshe në praninë e fëmijëve të cilët kënduan këngë, recituan, vizatuan dhe shkruajtën mesazhe dashurie dedikuar gjyshërve.

Gjatë këtij aktiviteti prindërit diskutuan se sa i rëndësishëm është roli i gjyshërve në jetën e fëmijëve dhe u shprehën se nisma të tilla duhen ndërmarrë më shpesh.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.

 

This function has been disabled for IPSED.