“Programi për  Ngritjen e Kapaciteteve të grupeve rinore dhe organizatave partnere / vullnetarë / stafit WV që punojnë me të rinjtë, si pjesë e programit WVA Rinisë dhe Përgjegjësisë Sociale”, mbështetur nga World Vision. Qëllimi i këtij cikli trajnimesh është të rrisë kompetencat dhe kapacitetet e të rinjve dhe të rriturit që punojnë me të rinjtë, për të siguruar zhvillimin e të rinjve dhe angazhimin e të rinjve për ndryshim në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjve në Shqipëri .

Në kuadrin e këtij projekti u realizua një cikël tranimesh në: Elbasan, Librazhd, Vlorë, Tiranë, Dibër, Kurbin.

Qëllimi i ketyre trajnimeve ishte që pjesëmarrësit të njihen me konceptet bazë të përgjegjësisë sociale; të krijojnë shembuj konkret mbi përdorimin e përgjegjësisë sociale ne komunitet; të reflektojnë mbi konceptin e përgjegjësisë sociale, të kuptojnë kuadrin e plotë dhe të jenë në gjendje të analizojnë implikimet e veprimeve të ndryshme.

Aktivitetet e trajnimit shërbyen për të siguruar perspektivën teorike të kombinuara me shembuj praktike / ushtrime nga komunitetet përkatëse apo nga vende të tjera për moshën e të rinjve 15-18 të bëhet aktive dhe inovative në zhvillimin e “Aftësi për jetën” e tyre.